“Situatë emergjente, sistem për matjen e mbetjeve bashkiake”

Situata e përmbytjeve nxorri në pah edhe problemet me mbetjet urbane dhe menaxhmin e tyre në disa komuna.

Sipas ministrit Blendi Klosi, shumë venddepozitime mbetjesh janë ngritur pranë shtretërve të lumenjve.

“Jemi në një situatë emergjente dhe na duhet të gjithë të kuptojmë me detaje se çfarë duhet të bëjmë që të gjejmë një zgjidhje përfundimtare të këtij problem”.

Ministria ka planifikuar bashkëpunimin me donatorët për të realizuar jo vetëm përafrimin e direktivave evropiane në kuadrin ligjor kombëtar por edhe ngritjen e një sistemi për matjen e mbetjeve bashkiake, rehabilitimin e disa vendepozitimeve ekzistuese për një periudhë tranzitore, nxitjen e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve në disa njësi vendore çka do të rezultojë në rritjen e riciklimit në vend, fushata ndërgjegjësimi lidhur me nxitjen e kompostimit dhe ndarjen e mbetjeve në burim.

Gjatë takimit online i donatorëve në sektorin e mbetjeve të ngurta, ministri Blendi Klosi tha se shumë venddepoztime të papërshtatshme do të mbyllet.

Tv Klan