Në prag të premierës së tragji-komedisë “Të Paharruarit” nga Ruzhdi Pulaha ministri Klosi ka bërë një vizitë në Teatrin Kombëtar ku është takuar më aktorët e brezit të vjetër, ata që po vënë në skenë këtë shfaqje. Tetari tashmë nuk është më në tranzicion, ka thënë Klosi duke vlerësuar faktin se metoda e vetëmenaxhimit po ndihmon artistët dhe teatrin.
Blendi Klosi: “Tani janë shfaqjet, të cilat kanë shumë më tepër zhurma, po shfaqjet këtu janë me mendime dhe me mesazhet që ju keni dhënë gjithmonë do të jenë përsëri ato plejada dhe aty ku të gjithë duhet të referohemi.”
Regjisori Mihallaq Luarasi u shpreh se beson tek suksesi dhe tek miqtë e tij të vjetër të cilët do t’i urojnë teatrit në mënyrën më origjinale ditëlindjen. Kartolina e urimit është një shfaqje.
Mihallaq Luarasi: “Për vlerën që ka vepra e shkruar edhe për respektin e dashurinë që kanë shikusit tanë për artin dhe për dramaturgjinë shqiptare.”
Gjatë bisedës me ministrin, artistët nuk harruan t’i shtrojnë edhe kërkesa e tyre, por u la për një herë tjetër për të diskutuar më gjatë për to. Tashmë jemi në pritje të premierës “Të Paharruarit”, por ata nuk do të harrohen kurrë pasi teatri mbart gjurmët e tyre në vite. /tvklan.al