Gjykata Kushtetuese në Gjermani vendosi që klubet gjermane të futbollit duhet të paguajnë pjesën e tyre për koston në rritje të mbarëvajtjes së rendit nga ana e policisë gjatë zhillimeve të takimeve me rrezikshmëri të lartë.

Vendimi i jep fund një mosmarrëveshjeje të gjatë midis Ligës Gjermane të Futbollit dhe policisë së vendit.

Gjykata vendosi se një ligj i landit të Bremenit i vitit 2014, sipas të cilit klubet duhet të paguajnë pjesën e tyre të kostove të rritura, ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Sipas institucionit, kostot shtesë të operacioneve të policisë nuk  duhet të jenë barrë vetëm e taksapaguesve, por në çdo rast edhe të përfituesve ekonomikë të këtyre masave të policisë.

Liga Gjermane e Futbollit e kishte ankimuar vendimin, por që sërish u hodh poshtë nga institucioni i drejtësisë.

Gjykata në Bremen vendosi që klubet duhet të paguanin policinë në rastet kur kishte ndeshje me potencial të madh për përplasje dhe prishje të rendit.

Deri më tani, Bremeni është shteti i parë federal që prezanton të tilla pagesa për çdo event të madh ku të pranishëm janë mbi 5 mijë spektatorë, që bazuar nga përvoja mund të çojë në dhunë.

Klan News