Për të treguar se e meriton të jesh mes më të mirëve, duhet të bësh çdo gjë perfekte. Fakt që u konfirmua në takimin play-off të Bundesligës. Bohumi e cila rrezikonte rënien në Bundesligën 2 kundrejt Dyseldorfit, mundi të realizonte ëndrrën, dhe të përmbysje edhe një disavantazh të thellë me shifrat 3-0.

Futbollistët e Bohumit kompensuan humbjen në shtëpi dhe kështu ruajtën epitetin e një ekipi të rangut elitar të futbollit gjerman.

Në ndeshjen e parë, Bohum u mposht në shtëpi nga Fortuna Dyseldorf me rezultat 3-0. Fortuna kishte shansin vetëm për të menaxhuar shifrat, që ishte ruajtja e epërsisë me tre gola dhe kualifikimi për në Bundesligë.

Bohum fitoi në ndeshjen kthyese me rezultat 3-0, dhe më pas në penallti tronditi 51 mijë shikuesit në Dusseldorf. Kjo ishte hera e parë që ky takim play-off u përcaktua në ruletën ruse të penalltive dhe e dyta që kërkoi shtesat për të njohur ekipin që vijon në Bundesligën gjermane.

Klan News