do ta drejtojnë klubin me rrotacion dhe mandati i presidentit do të ketë 1 vit kohëzgjatje ndryshe nga ai i BE-së që ka 6 muaj. Pas një mbledhje të gjatë në zyrën e Shefikat Ngjelës, njërës prej financuesve, drejtuesi i Klubit Eduart Gjini, pranoj se ky takim ka vendosur dhe mbi termat financiar të sezonit të ardhshëm.

Eduart Gjini: “Miratuam buxhetin për sezonin e ardhshëm, i cili do të jetë rreth 1 miliard lekë, ose afërsisht mbi 1 milion dollarë që të jemi të gatshëm për të përballuar me sukses sezonin. Drejtuesi i presidencës së ardhshme do të bëjë ditën e hënë prezantimin e dokumentacionit të plotë të mendimit për trajnerin e ri, për stafin teknik dhe pastaj do të ulemi për të vazhduar procedurën për lojtarët e rinj”.

Kjo do të thotë se posti i Sulejman Memës dhe i stafit të tij është i lëkundur. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë një mbledhje tjetër nga e cila do të dalë presidenti i ri, do të përcaktohet statusi i tij si dhe i financuesve të tjerë të klubit./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe