Etrit Berisha, ka dalë lojtar i lirë në merkato dhe është në kërkim të një ekipi të ri. Portierit shqiptar i përfundoi kontrata tek Empoli dhe palët vendosën të mos rinovojnë.

35-vjeçari shumë shpejt pritet të vendosë të ardhmen e tij dhe interesimet nuk mungojnë. Në garë për shërbimet e portierit së fundmi është futur edhe klubi i Serisë B në Itali, Spezia.

Drejtuesit janë në kërkim të një portieri me eksperiencë dhe Berisha duket si zgjedhja e duhur. Mes palëve ka pasur bisedime dhe gjithçka ka kaluar në dorën e shqiptarit, që duhet të vendosë nëse do të pranojë transferimin apo jo.

“Gardiani” kuqezi, numëron 180 ndeshje të zhvilluara në Serinë A dhe Kupën e Italisë, 27 ndeshje në Europë dhe 80 paraqitje me fanellën e Shqipërisë.

Pikërisht kjo eksperiencë e madhe e Berishës, ka bërë që drejtuesit e Spezia-s, ta kërkojnë me ngulm në skuadër, për sezonin e ardhshëm. /tvklan.al