Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, zbuloi lojtarët më të cilët kuptohet më mirë në fushë.
Broja foli gjithashtu edhe për dy rastet që kishte për shënim ndaj Spanjës. Për rastin e parë, sulmuesi deklaroi se u çudit si e priti portieri i Spanjës, të cilin e quajti si kangur.
“Në fushë më mirë kuptohem me Mario Mitaj, jemi shumë mirë. Nuk flasim me gojë, por me sy. Me Gjimshitin po ashtu. Me Muçin, me Asllanin gjithashtu.
Te rasti i parë ndaj Spanjës, nuk e dija ku ndodhej portieri. Në Angli, tregon shoku i skuadrë, nëse kam kohë për ta kontrolluar, por aty nuk dëgjova asgjë dhe gjuajtja direkt. Kur më pasoi Asllani, mendova se kishte dalë portieri, por kur gjuajtja dhe e pashë që ishte aty, s’kisha çfarë të bëja.
Te rasti i dytë nuk kisha shumë kohë, ishte instinkt, vetëm për t’i rënë topit. Raya e njoh nga Arsenali dhe u çudita si e priti atë rastin e parë. E kapi si kangur.”, u shpreh Broja.
/tvklan.al