Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, foli për Tv Klan, pas ndeshjes, ku Kombëtarja kuqezi u mposht minimalisht nga Spanja dhe u eliminua nga Europiani.

Bajrami deklaroi se Europiani, ishte një eksperiencë e madhe për të gjithë, ndërsa falënderoi të gjithë tifozët për mbështetjen.

I pyetur për humbjen me Spanjën, futbollisti u shpreh se ekipi bëri maksimumin, por nuk i eci me golat.

Për të gjithë ka qenë një eksperience e madhe. I falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen. Ky është Europiani. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për të gjithë. Spanja është një skuadër e madhe. Ne provuam maksimumin. Nuk na eci shumë sot me golat. Në do të vazhdojmë të punojmë më shumë.”, u shpreh Bajrami./ tvklan.al