Albert Xhani presidenti i “Sport Club Partizani”-t s’është person i rrezikshëm, drejtësia mund të vepronte ndryshe me të. Drejtori i këtij klubi futbolli deklaron se s’është dakord me ndalimin që i është bërë presidentit Xhani. Nëse kish shkelje, atëherë përse nuk ka vepruar gjykata vite më parë.

“Nëse Xhani ishte për t’u arrestuar mund të arrestohej dy-tre vjet përpara, nuk ka pse të bëheshe para, mbas një feste të kontributeve që ka dhënë presidenti, mbas një feste të fitimit të kupës, por dhe në prag të aktivitetit ndërkombëtar. Mendoj që drejtësia duhet të vepronte më ndryshe. Ne dëshirojmë që ay të hetohet, po në gjëndje të lirë, se nëse ishte i rrezikshëm mund të kapej në ‘95-‘96- ‘97. Ay ka qënë i lirë dhe ka punuar i lirë, ka shpenzuar i lirë, ka finanacuar i lirë, kështu që s’ka pse të ndalohej.”

Xhani ka drejtuar klubin “Partizani” për 5 vite. Pjestarët e klubit i bëjnë thirrje e kërkojnë nga drejtësia ndjekjen në gjendje të lirë të presidentit të klubit të tyre. /tvklan.al