Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Hotel Tirana do të vazhdojë të funksionojë si hotel dhe do të mbajë të njëjtin emër. Biznesmenët shqiptarë, tashmë pronarë të këtij hoteli, do të nisin brenda shtatorit investimet për rikonstruksionin e tij.

Koço Kokëdhima: “Ne përafërsisht i kemi përcaktuar të gjitha detajet, e projektit të ardhshëm të 15-katshit. Ai nuk do të ndryshojë asnjëherë emrin që ka pasur, nuk do të ndryshojë destinacionin, por ne kemi një biznes-plan, për të investuar rreth 13 milion euro, mendoj se ndërhyrja do të jetë e gatshme për në shtatorin e këtij viti”.

30 biznesmenë shqiptarë të përfaqësuar nga Koço Kokëdhima, kanë mbledhur kapitalet me synim krijimin e një kompanie që do të synojë të blejë 60% të aksioneve të mbetura, të kompanisë shtetërore INSIG. Kapitali fillestar i kësaj kompanie arrin në 18 milion dollarë.

Koço Kokëdhima: “Procesi i ndërtimit të plotë të kësaj shoqërie do të mbarojë brenda këtij muaji dhe brenda muajit ne do të kemi në dispozicion fondet për të pagur pjesën e mbetur sipas çmimit që vetë qeveria dhe partnerët e saj ndërkombëtarë i kanë vendosur INSIG-ut. Qeveria dhe partnerët e saj kanë bërë një proces vlerësimi, ku pjesa e mbetur e INSIG-ut është 18 milion dollarë, aq sa ne i kemi grumbulluar kontribute në KESH”.

INSIG brenda këtij viti sipas ligjit, duhet të përzgjedh në tender të hapur investitorin strategjik, që pritet të zotërojë 60% të aksioneve./tvklan.al