Kodi Zgjedhor do të trajtohet sërish pas zgjedhjeve. Pas deklaratës së ambasadorit të OSBE-së Lipponen, bashkëkryetarët e komisionit bipartizan pozitë-opozitë, Et’hem Ruka dhe Jemin Gjana pranojnë se janë në pezull 3 çështje për tu zgjidhur menjëherë pas zgjedhjeve të tetorit.

Jemin Gjana: Njëra prej çështjeve është diskutimi i hapur lidhur me sistemin elektoral në Shqipëri. Në komisionin bipartizan ajo ka qenë një çështje e trajtuar disa herë, por për efekt se kishte lidhje me probleme të kushtetutshmërisë dhe të ndryshimit të kushtetutës, çështja ka mbetur e hapur si një dialog mes palëve nën monitorimin e OSBE-së dhe ODIHR-it për të gjetur, ose për ta çuar Shqipërinë drejt një sistemi elektoral më të përshtatshme se ai që kemi aktualisht. Ka mbetur hapur gjithashtu çështja e problemit të financimit të fushatave elektorale. Mbeti hapur sepse ekspert e ODIHR-it kërkuan që ta shtynin këtë çështje për diskutim sepse ODIHR në vjeshtën e këtij viti po përgatitët të nxjerrë një bllok standardesh lidhur me financimet e partive në fushatat elektorale për të gjithë vendet anëtare dhe së treti ka mbetur dhe një grup çështjesh kryesisht të karakterit teknik të cilët ekspertët e ODIHR-it na e referuan në momentet e fundit të miratimit të Kodit.

I kontaktuar me telefon edhe socialisti Ruka pranon se janë lënë të pambyllura tre çështjet e mësipërme. Për tu mbyllur në mënyrë konsensuale mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Por sipas Et’hem Rukës, meqenëse komisioni bipartizan i mbylli punimet me kurorëzimin e Kodit Zgjedhor, për ndryshimin  sistemit elektorale, çështjeve teknike dhe financimet e partive politike, do të ngrihet një komision i dytë bipartizan, me të tjerë përfaqësues nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike./tvklan.al