Debati për Reformën Zgjedhore erdhi për herë të parë në seancë plenare pasi palët u ulën në grupin e dialogut. Ngërçi i krijuar për koalicionet parazgjedhore, një kërkesë e panegociueshme e opozitës dhe e papranueshme për shumicën po i çon drejt dështimit reformën elektorale.

Gjiknuri ka artikuluar se në pritjen që deri përpara seancës së fundit të këtij sesioni që opozita të rikthehet dhe të heqë dorë nga kushtet, e ndërkohë Gjiknuri thotë se javën e ardhshme do të depozitojnë dokumentin me propozimet e tyre.

Damian Gjiknuri: Po morët pjesë në zgjedhje dhe madje pretenduat se do të fitonit zgjedhjet me to. Kush ka mend përshtatet, ai që ka ndërmend të luftojë natyrën, dihet si përfudnon. Unë ju ftoj të gjithëve dhe shprespj që javët e fundit të gjejmë kompromis.

Por Bylykbashki duke artikuluar qëndrimin e opozitës kërkon që shumica të pranojë kërkesën e tyre që t’i hapet rruga sipas rotacionit politik.

Oerd Bylykbashi: Ne kërkojmë që të ruhet ajo që ishte rënë dakord. Ka një hall të vetëm Edi Rama, nëse kjo ndodh, ka hallin se kjo sjell rotacion.

Gjiknuri rreshtoi ato që shumica sheh si prioritete për të ndryshuar në Kodin Zgjedhor që vijne si rezultat i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë dhe mundësia që emigrantët të votojnë në 2025-ën.

Kjo çështje ka përfshirë në debat dhe ish-ministrin e Diasporës që i kërkon opozitës që të paktën për këtë çështje të bashkojnë votat.

Pandeli Majko: Ju or mik vëllai keni frikë.

Por Bylykbashi, i akuzon socialistët se e kanë çuar me qëllim në dështim procesin e regjistrimit të emigrantëve.

Oerd Bylykbahsi: Frika juaj që ju fluturoni nga karriget nëse ata votojnë të lirë.

Afati i fundit për të bërë ndryshimet në kod elektoral, puna për të cilin ka nisur më shumë se 2 vite më parë me komisionin e dështuar bipartizan është data 24 Korrik. Nëse dokumenti me propozimet e socialistëve nuk merr 84 vota, atëherë në zgjedhjet e 2025 do të shkohet me ligjin aktual zgjedhor.

Tv Klan