Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet në lidhje me ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor. I pranishëm në këtë komision është edhe Damian Gjiknuri, i cili është shprehur se janë të gjitha mundësitë që të realizohet vota nga jashtë.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri tha se në draft propozohet që të ketë mundësinë për të votuar çdo shqiptar që ka qëndruar në një shtet të huaj më shumë se 3 muaj.

Damian Gjiknuri: Krijuam më shumë fleksibilitet. E bëmë procesin më me integritet dhe transparencë. Sistemi më i thjeshtë. Ne kemi gati 40% te elektoratit jashtë vendit. Kemi një draft ku sigurohet dhe transparenca se kush është votues nga jashtë.

Çdo njeri që qëndron më shumë se 3 muaj, ka të drejtën e votës nga jashtë. Në KQZ do të numërohen votat. Tavolinat për qarqet përkatëse. Ne i numërojmë paralel votat edhe ata të emigrantëve. Ky proces është super teknik dhe transparent. Mos kini merak. Nuk ka nevojë të krijojmë trupa mbi trupa. Ky sistem garanton integritet, transparencë dhe llogaritje.

Gjërat teknike ja kemi deleguar KQZ-së, nuk ka pse të merret parlamenti me detaje. Procesi duhet të jetë i pranuar nga të gjithë. Unë e quaj një sukses atë që e garantuam në 2020, i ka të gjitha shanset të realizohet vota nga jashtë. Kësaj radhe kemi siguruar transparencë të procesit.

Duhet mbështetja politike. Do të ishte një shans i humbur për Shqipërinë që të mos e realizonim pasi kemi bërë të gjithë këto përpjekje. Kemi vetëm një detyrë që ta mbështesim publikisht njëzëri.


/tvklan.al