Përbërësit:
300 gr spec i kuq
200 gr qumësht
100 gr pure pluhur
50 gr gjalp
3 degë rozmarinë
3 degë trumzë
2 kofsha pule
2 lugë kafeje paprika
1 lugë kafeje spec djegës
Qepë
Hudhër
Kripë dhe piper
Përgatitja:
Fillimisht marinojmë kofshat e pulës me erëzat e grira imët, vaj ulliri, kripë dhe piper. Më pas në një tigan me pak vaj ulliri e skuqim. Pasi marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët, shtojmë hudhër, specat e kuq të grirë hollë dhe qepët dhe i lëmë të skuqen. Në një tjetër tenxhere me ujë vendosim pak nga pjesët e mbetura të pulës, specat e mbetur dhe lëkurat e qepës.
Pasi skuqen për pak minuta bashkë shtojmë pak spec diegës, pak nga bulioni me kocka, lëkura qepe dhe i lëmë të ziejnë. Më pas përgatisim purenë. Në një tenxhere vendosim fillimisht qumështin, shtojmë pak arrë moskat, gjalp dhe purenë pluhur. I përziejmë derisa të bëhet pureja, në fund i shtojmë edhe pak gjalp të freskët dhe është gati.
Nxjerrim mishin e pulës në një pjatë dhe pjesën e gjellës me qepë dhe speca të kuq e bëjmë salcë në mikser. Vendosim në pjatë fillimisht purenë, më pas kofshën e pulës dhe mbi të hedhim salcën e përgatitur me mikser.
/tvklan.al