Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Brendshëm Taulant Balla preku dhe esktradimet e eksponentëve të krimit në Shqipëri. Ai njoftoi se sapo janë vënë në pranga dy personazhe të tjera në Itali e Spanjë, që pritet të ekstradohen në vendin tonë.
Balla theksoi se në Shqipëri janë arrestuar 103 persona me qëllim ekstradimin jashtë vendit, ndërsa 104 persona janë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Mes tyre, theksoi ai, ka edhe “koka të mëdha”.
“Ke edhe personazhet që kërkon, kokat e mëdha të krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Për herë të parë po realizojmë ekstradim dhe deportim nga vende që nuk kemi marrëveshje ekstradimi sikurse ishte ekstradimi i Ruben Saraivës”, nënvizoi ministri.
/tvklan.al