Një shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane për lëndë narkotike. Ai u kap me mbi 2 kilogramë kokainë.

Policia thotë se e kreu aksionin më 15 Janar, në periferi të Novarës.

Ata kishin marrë informacione për një burrë, i cili, pasi kishte parë me vëmendje, kishte shkuar në një kopsht pranë shtëpisë së tij dhe pasi gërmoi pak mori një çantë shpine që e dërgoi në shtëpi.

Pas 15 minutash u përsërit e njëjta skenë, me shqiptarin që shkoi të kopshti, por kësaj here groposi çantën e shpinës.

Për këtë arsye, 39-vjeçari, identitetit i të cilit nuk dihet, u ndalua nga policia.

Pas kontrolleve në shtëpinë e tij dhe në kopsht, u gjet çanta e shpinës.

Brenda kishte kokainë me peshë 2 kilogramë e 93 gramë. Po ashtu kishte vendosur 1500 Euro, të cilat u sekuestruan./tvklan.al