Dy persona kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim pasi janë konstatuar se kanë shitur lënë narkotike.

Policia njofton se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestuar 37 gramë kokainë, 10 200 Euro dhe 180 000 Lekë, të dyshuara se janë përfituar nga shitja e kësaj lënde, si dhe sasi Cannabisi dhe 6 armë të ftohta.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë, në rrugën “Fran Bardhi”, shtetasin S. M., 21 vjeç, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën 37 gramë Kokainë, si dhe 10 200 euro dhe 180 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga shitja e Kokainës. Vijojnë hetimet e thelluara për të dokumentuar ligjërisht burimin e këtyre parave;

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 21 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. K., 24 vjeç, dhe F. H., 38 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin e parkuar, ku po qëndronin 3 shtetasit, u gjet një sasi Cannabisi që posedohej me qëllim shitjen. Më tej, nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën 4 mjete prerëse (thika) dhe 1 përforcues grushti, ndërsa në banesën e 38-vjeçarit u gjet 1 shkop bejsbolli”, njofton Policia ndër të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al