“Voyager” shfaqja më e fundit e gjigandit të modës Louis Vuitton dhuroi një spektakël të vërtetë në Shangai me veshjet e koleksionit vjeshtës.
Shfaqja u mbajt në Muzeun Long të projektuar nga Atelier Deshaus, në lagjen e artit, West Bund. Voyager erdhi në një bashkëpunim me artistin me bazë në Pekin, Sun Yitian, i cili pikturon me kujdes fotografi të kafshëve, duke përfshirë rosat, macet dhe lepujt. Disa prej veprave të tij ishin pjesë e veshjeve.
Nga format asimetrike, tek lëkura e deri tek jelekët, ishin ato që dominuan më së shumti pasarelën. Imazhet e punës së Sun u shfaqën gjithashtu edhe rreth Shangait, të projektuara në pjesën e jashtme të qendrave tregtare dhe në lagjet më të pasura.
Për Louis Vuitton, marka më e madhe e luksit, Kina vazhdon të përfaqësojë një nga mundësitë më të rëndësishme të luksit në botë, edhe pse një ngadalësim ekonomik po pengon progresin. Vitin e kaluar, linja e meshkujve e Louis Vuitton, e drejtuar nga Pharell Williams, organizoi një shfaqje në shkallë të gjerë në Hong Kong.
Në shfaqen “Voyager” morën pjesë më shumë se 1,000 të ftuar, duke përfshirë të famshëm ndërkombëtarë si Cate Blanchett dhe yje vendas si Zhou Dongyu dhe Jackson Wang.
Klan News