Nuk kaluan dot fazën e Vilave, por produksioni i “X Factor Albania” në Tv Klan ka vendosur se Albana, Klea, Klarisa, Sibora dhe Marjana të vazhdojnë garën si një grup i vetëm, të cilin e kanë quajtur “Vashat”.  

Alketa Vejsiu: Kemi pasur shumë prurje vokalistesh vajza dhe në vilat e anëtarëve të jurisë kjo u bë edhe më evidente pasi u bë e pamundur që në 10-she, 5 t’i mbaje dhe 5 t’i eliminoje. Ndaj, produksioni mori një vendim që 5 vokalistet, të cilat nuk duhet të humbisnin në këtë edicion, të evidentoheshin në një mënyrë tjetër. Ndaj, produksioni shkoi në secilën shtëpi dhe ju ka bërë surprizë dhe ju ka komunikuar. Kemi bashkimin e një harte shumë interesante:

Albana ukrainase-shqiptare

Klea nga Belgjika

Klarisa nga Vlora

Sibora nga Tirana

Marjana nga Elbasani


/tvklan.al