Xavi ‘shpëton’ vetëm 7 futbollistë, 18 lojtarë pjesë e kualifikueseve të UEFA
Sa më e lartë të jetë cilësia, aq më të mira janë rezultatet e skuadrës, por edhe më shumë shqetësime kur duhet të huazosh lojtarë në ekipet kombëtare. Kështu do të ndodhë me Barcelonën e Çavi Hernandes gjatë kësaj pauze për shkak të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Trajneri spanjoll do të pësojë një eksod prej 18 futbollistësh me kombëtaret e tyre përkatëse përpara se të rikthehen për tu përballur me një muaj tepër të ngjeshur.
Vetëm 7 futbollistë nga ekipi i parë do të mbeten në Katalonjë, të cilët duhet të ruajnë ritmin për të qënë gati për të kontribuar me Barcelonën në rikthimin e aktivitetit. Lojtarë si Inaki Pena, Hektor Belerin,Xherard Pike, Markos Alonso, Serxhi Roberto dhe Ansu Fati do të jenë në dispozicion të Çavit për të kryer stërvitje taktike.
Ajo që bie në sy është fakti që të gjithë lojtarët janë spanjollë, e përveç Pike që është tërhequr nga ndeshjet kombëtare, lojtarët e tjerë nuk bëjnë në planet e trajnerit Luis Enrike. Barcelona pritet t’i rikthehet përgatitjeve me forca të plota të martën e ardhshme, ku do të nis përgatitjet për sfidën e kampionatit ndaj Majorkës.
Klan News