Kuqezinjtë do të jenë të gjithë në dispozicion të trajnerit Josip Kuze në ndeshjen e kontrollit që do të luhet në ora 18:00 ndaj përfaqësueses U-17 në Durrës. Puna e kroatit në këto ditë të para është vlerësuar nga lojtarët, që të shtunën kanë një përballje të vështirë me Portugalinë në “Qemal Stafa”.
Hamdi Salihi: “Ai punon shumë tek analiza, më tepër tek futbolli në tabelë dhe tek ajo që ai ka për me ua fut në kokë të gjithëve gjithsecilit se si mund të krijohet një grup.”
Elis Bakaj: “Ndryshimi është që është trajner që kërkon shumë lojë intensive, trajner që kërkon të luaj shumë me krahët, trajner që kërkon që ekipi të dalë shumë para dhe shpresojmë që ta arrijmë këtë me Portugalinë.”
Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje për tu luajtur nga kualifikueset e Kupës së Botës 2010 Shqipëria ndodhet në vendin e parafundit me 6 pikë./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku