San Hoze është rikthyer te fitorja në kampionatin amerikan pas 1 muaji dhe për këtë meritë ka edhe mesfushori shqiptar Jahmir Hyka.
Ai realizoi golin e avantazhit në triumfin 3 – 1 në fushën e Dallasit kryesues. Hyka zgjodhi të festojë me shqiponjë golin e dytë sezonal.
Një fitore që ngushëllon disi San Hozenë që ndodhet në fund të renditjes në Konferencën e Perëndimit.
Tv Klan