Pasditen e sotme do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore në përgatitje të ndeshjes ndaj Lituanisë që do të zhvillohet në Air Albania.
Trajneri Reja e ka të qartë formacionin, por do të vendosë më saktë duke parë formën e lojtarëve. Tekniku do të dalë në një konferencë për shtyp për të shfaqur idetë e tij se si do të përballojë sfidën e dytë në ligën e kombeve.
Atmosfera në skuadër është e qetë. Ka ndikur këtu edhe fitorja ndaj Bjellorusisë.
Në radhët e kuqezinjve madje është krijuar bindja se me pak kujdes, mund t’ja dalin të fitojnë edhe këtë takim.
Kundërshtari në letër nuk është favorit, por historia e përballjeve me Lituaninë ka treguar se mund të kemi edhe supriza.
Në 4 përballje, kemi humbur 2 dhe kemi fituar 2.
Në vitin e largët ‘92, për kualifikueset e botërorit mundëm Lituaninë 1-0 në Tiranë ndërsa në ndeshjen e kthimit, pësuam 3-1.
Në dy ndeshje miqësore, atë të vitit 2006 e humbëm 2-1 ndërsa në 2013 fituam 4-1.
Tv Klan