Conan O’Brien do të jete prezantuesi i edicionit të 97-të të çmimeve “Oscars”. Komediani 61-vjeçar, i cili njihet për show-n “Late Night With Conan O’Brien”, do të pasojë komedianin Jimmy Kimmel, i cili drejtoi edicionin në 2023 dhe 2024.

Njoftimi erdhi nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, të cilët shprehën entuziazmin e tyre që O’Brien të drejtonte ceremoninë, duke vënë në dukje përvojën e tij të gjerë televizive dhe sensin unik të humorit. I njohur për zgjuarsinë e tij të mprehtë dhe personalitetin tërheqës, komediani 61-vjeçar tha me shaka: “Amerika e kërkonte dhe tani po ndodh”.

O’Brien, i cili ka fituar pesë çmime “Emmy” për serialet e tij jo-fiction dhe talk show-t, do të jetë prezantuesi i vetëm i “Oscars”, pavarësisht se yjet e “Deadpool & Wolverine”, Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman u përfolën se do të prezantonin ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit deklaroi se aftësia e tij e jashtëzakonshme për t’u lidhur me audiencën do t’i bashkojë shikuesit për të bërë atë që “Oscars” bën më së miri të nderojë kineastët më të shquar.

Klan News