Pas sulmeve ndaj dy kishave kopte tё dielёn (09.04), Egjipti po pёrjeton njё valё jashtёzakonisht tё madhe solidariteti: qytetarё myslimanё shprehin mbёshtetjen pёr minoritetin kristian, pёrbetohen nё tweeter pёr unitetin e vendit dhe dhurojnё gjak pёr viktimat e terrorit. Mesazhi ёshtё sa sa ngushёllues aq edhe i qartё: ne jemi egjiptianё. Ne nuk lejojmё tё na pёrҁajnё me dhunё e duke nxitur urrejten!
Egjipti meriton edhe solidaritetin tonё! Kjo ёshtё pёrgjigja mё e mirё qё mund tё japin egjiptianёt ndaj terrorit. Sepse qёllimi i terroristёve ёshtё pikёrisht qё tё pёrҁajnё myslimanёt dhe krishterёt dhe qё ta destablizojnё nga brenda shoqёrinё egjitpiane.
Solidariteti, qё të krishterёt e Egjiptit po pёrjetojnё prej myslimanёve tani pas dy sulmeve, ёshtё njё sinjal i rёndёsishёm nё adresё tё tё gjithё aktivistёve dhe simpatizantёve tё “Shtetit Islamik” (IS), qё e ka pranuar me krenari tё nevertishme autorёsinё pёr tё dyja sulmet. Myslimanёt protestojnё duke thёnё qartazi: terrori kundёr atyre qё kanё njё besim tjetёr nuk ka tё bёjё aspak me besimin tonё!
Al-Sisi duhet tё veprojё me maturi
Tani duhet tё veprojё politika. President Abdelfatah Al-Sisi ka dekretuar tre muaj vendosjen e gjendjes sё jashtёzakonshme dhe ka shpallur masa tё pёrforcuara sigurie. Krishterёt e Egjiptit kanё nevojё urgjente pёr kёtё mbrojtje. Atyre nuk u mbetet asnjё alternativё, veҁse tё kenё besim tek qeveria e tyre dhe tё bashkёpunojnё sa mё shpejt tё jetё e mundur – edhe pse pёr kёtё ata mund tё vihen mё shumё nё shёnjestёr tё islamistёve radikalё, tё cilёt i shohin ata si vasalё tё regjimit tё urryer tё Al-Sisit.
Megjithatё qeveria deri tani nuk ёshtё preokupuar tё mbrojё tё krishterёt dhe tё ndalё vrasjet e dёbimet e koptёve nga gadishulli i Sinait. Nё kёtё drejtim Al-Sisi duhet tё bёjё mё shumё, edhe me mjete ushtarake. Por ai duhet qё edhe tё veprojё me maturi. Njё veprim edhe mё i ashpёr kundёr kritikёve ndaj qeverisё dhe opozitarёve e veҁanёrisht shkeljet e mёtejshme tё tё drejtave tё njeriut do tё ishin fatale. Me tё tilla veprime mund tё pёrҁahet shoqёria dhe gjendja pёr tё krishterёt mund tё pёrkeqёsohet edhe mё shumё./DW