Këshilli i Lartë Gjyqësor është duke shqyrtuar një kërkesë të bërë nga 12 anëtarët e KPK, ndryshe shkallës së parë që kreu procesin e vetingut në Shqipëri për t’u bërë pjesë e sistemit si gjyqtarë.
KLGJ është duke diskutuar prej disa ditesh mbi këtë shkresë të dorëzuar pak pas përfundimit të procesit të vetingut dhe mbylljes së mandatit të KPK-së.
Në përfundim qeveria e gjyqësorit do të duhet të shprehet dhe të diskutojë për të në një seancë plenare.
12 komisionerët që prej vitit 2018 kryen kontrollin e figurës, pasurisë dhe profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duan vendin e tyre në sistem.
Por kjo do të kërkonte ndryshime ligjore, pasi për të qenë prokuror dhe gjyqtar do të duhet që ata të kenë statusin e një magjistrati.
Në shkresën të cilën sëfundmi e kanë dorëzuar pranë KLGJ, por që pason edhe një shkresë tjetër të bërë më herët, komisionerët kanë dhënë edhe zgjidhje ligjore duke sugjeruar që Këshilli të kërkoj në Gjykatën Kushtetuese interpretimin e statusit të KPK, që u konsiderua si një gjykatë e krijuar me ligj.
Tv Klan