Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato i ka dorëzuar ditën e sotme Kryeministrit Edi Rama progres-raportin e Komisionit Europian 2024.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë me Kryeministrin Edi Rama, Gonzato ka ndarë disa gjetje të këtij progres-raporti. Ambasadori thekson se ka pasur një përmirësim sa i takon funksionit të gjyqësorit, por mbeten shqetësim orvatjet në këtë sistem.
Gonzato gjithashtu shprehet se vihet re se nuk është brë aspak progres sa i takon lirisë së shprehjes.
Silvio Gonzato: Është raporti im i parë i zgjerimit këtu në Tiranë një raport që u miratua dje në Tiranë. Është kënaqësi që j’ua dorëzoj. I është dorëzuar edhe Presidentit dhe pastaj do takohem me kryetaren e Kuvendit dhe të Komitetit të Çështjeve të BE. Qartësisht raporti i këtij viti del në një kontekst të favorshëm për integrimin dhe ishte një privilegj i vërtetë që çelëm negociatat.
Nuk do të lodhem kurrë së theksuari se që kjo shënon një moment kyç drejt anëtarësimit. Javën e kaluar komisioni miratoi edhe agjendën e reformave të vendit që do t’i çelë rrugën zbatimit të planit të rritjes. Në paketën e zgjerimit të miratuar dje vërehet angazhimi i Shqipërisë drejt integrimit në BE. Ai njeh që Shqipëria ruan bilancin e saj të harmonizimit të plotë me politikën e jashtme të sigurisë së BE dhe kjo përçon një sinjal të fortë. Komisioni sheh një mundësi për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit. Nëse hapi përshpejtohet Shqipëria mund të hapë të gjithë grupkapitujt në 2025.
Ashtu siç komunikata e publikuar dje thotë që komisioni mbështet çeljen e grupkapitullit të 6 marrëdhëniet me jashtë drejt fundit të këtij viti nëse ky trend vazhdon. Siç e thashë këto afate mund të bëhen realitet nëse intensifikohen reformat. Këtu raporti i 2024 ofron orientim të rëndësishëm dhe rekomandim se kush janë masat.
Me lejoni që të theksoj disa gjetje të raportit me vëmendje të veçantë te grupkapitulli i themeloreve. Sa i përket kriterit politik e cilëson funksionin e institucioneve demokratike si pjesërisht të kënaqshme, kryesisht për shkak të situatës së polarizuar politike që ndikon negativisht në aftësinë e Parlamentit për të luajtur rolin e vet kyç ligjvënës dhe rezulton në vonesa në emërimin e individëve në poste kyçe. Po kështu edhe për shkak të mangësive të patrajtuara në procesin zgjedhor dhe mungesës së konsultimeve kuptimplota.
Funksioni i gjyqësorit vazhdon të zërë një hapësirë të madhe të raportit vjetor. Komisioni vëren disi progres në këtë fushë sidomos me afrimin drejt fundit të vettingut në shkallën e parë që është një gur themeli. Shqetësimet mbeten sa i takon orvatjeve në sistemin gjyqësor. Raporti kështu jep rekomandime për këtë çëshjte. Sa i takon cilësisë së drejtësisë raporti bën thirrje për më shumë përpjekje për të siguruar shtrirjen graduale të sistemit të integruar të menaxhimit të çështjeve dhe jam i lumtur të shoh se po bëhet progres. Kurruposioni vijon të mbetet një problem serioz. Raporti vëren disi progres në luftën kundër korrupsioni dhe kjo falë punës së SPAK. Përdorimi sistematik i SPAK është përmirësuar. Komisioni bën thirrje për përpjekje për rritjen e referimeve proaktive dhe për të forcuar edhe një thirrje proaktive të referimeve institucioneve përkatëse në SPAK. Në të njëjtën kohë shihet përmirësim sa i takon përpjekjeve për të luftuar korrupsionin.
Lufta kundërr krimit të organizuar komisioni ve re se është bërë disi progres sërish falë SPAK që ka rritur kapacitetin në hetime dhe sekuestrim të aseteve. Shqipëria ka nevojë të vazhdojë të punojë për të siguruar pavarësinë e agjensive të zbatimit të ligjeve.
Vihet re progres në disa fusha si tek të drejtat e viktimave dhe bën thirrje për përpjekjet për zbatim në fushën e dhunës kundër grave dhe duke zbatuar agjendën kombëtare për të drejtën e fëmijëve. Të drejtat e personave të minoriteteve raporti thekson nevojën për të miratuar nxjerrjen e akteve nënligjore dhe për të rritur kapacitetin e komitetit shtetëror.
Një fushë tjetër e rëndësishme është edhe kur vazhdon raporti i këtij viti për lirinë e shprehjes. Për fat të keq komisioni nuk vëren asnjë progres për këtë fushë. Në kushtet problematike të gazetarëve dhe dua të them që po bashkëpunojmë me profesor Markun për ta rregullua këtë gjë./tvklan.al