Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se opozita nuk do ta votojë ngritjen e komisionit të posaçëm antikorrupsion.

“Ne nuk votojmë ngritjen e këtij komisioni të posaçëm. Mosvotimi nënkupton së pari faktin që pala tjetër nuk ka vullnet për të luftuar korrupsionin dhe ka patur 11 vite kohë për të garantuar mirëqeverisje për qytetarët”, tha Bardhi.

Bardhi u shpreh se PS do të bëjë teatër sikur do të konsultohet me opozitën.

“Nuk ka pasur asnjë konsultim, kanë bërë çdo gjë fakt të kryer ndaj opozitës. Tani po përpiqen duan të bëjnë propagandë me procedurën”, tha Bardhi.

Ai u shpreh se edhe nëse votohet nesër ngritja e komisionit, PD nuk do të marrë pjesë. Bardhi e konsideron këtë nismë si “jo serioze”.

“Çfarë domethënë kur ne nuk mbështesim ngritjen e një komisioni, nuk japim konsensusin se nuk jemi pyetur për ngritjen e një komisioni, si mund të marrim pjesë në një komision që e ngrejnë siç do Edi Rama”, tha Bardhi./tvklan.al