Regjistrimi dhe verifikimi i popullsisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare u diskutua në komisionin parlamentar për reformën zgjedhore, pjesë e ndryshimeve në kodin elektoral. Parimisht u ra dakord që ndërtimi i listave të bëhet mbi bazën e regjistrit themeltar të Gjendjes Civile dhe një regjistri të përkohshëm. Për ata shtetas të cilët nuk janë të regjistruar në vendbanimin e tyre, si pasojë e lëvizjeve demografike, do të bëhet transportimi i dokumentacionit të Gjendjes Civile për të përcaktuar se në cilën qendër do të votojnë.

Jemin Gjana: “Ky regjistrim derë më derë do të thotë: ka dy palë dokumente, njëra që është Gjendja Civile dhe njëra që është një regjistrim i përkohshëm i cili do të futet në Gjendjen Civile vetëm në momentin që dokumentet do të vijnë. Vështirë të vijnë dokumentet, atëherë është edhe ky dokument i dytë. Do të thotë lista e zgjedhësve tashmë nuk do të hartohet vetëm mbi regjistrin e Gjendjes Civile, por mbi regjistrin e hartuar nga kontakti i njerëzve të caktuar nga pushteti vendor derë më derë.”

“Ky ligji, që do të bëjmë, është njësi e qeverisjes vendore, të mos presim t’u vemë, por t’u venë ata me grupe dhe ti regjistrojnë. Ata që do të mbeten pa regjistruar nuk do t’i lëmë që të mos marrin pjesë, do t’i përfshijmë nëpërmjet procedurave në një proces votues.”

“Një person që regjistrohet në mënyrë të përkohshme pranë organit të qeverisjes vendore ekziston gjithashtu në një regjistër tjetër dhe këta do të paraqiten në dy lista të ndryshme. Në këtë moment është e nevojshme që të ekzistojë një organizëm dhe, unë besoj jemi dakord dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me ekspertin e komisionit, që është i nevojshëm një organ ose një mekanizëm qendror i cili do të bente pastrimin e këtyre dublikatave nëpërmjet një kriteri të përcaktuar në ligj.”

Pushteti vendor do të angazhojë grupe të veçanta për të bërë regjistrimin derë më derë. /tvklan.al