Në takimin e përbashkët mes palës shqiptare dhe KE u vlerësua progresi i arritur nga Shqipëria në fushën e drejtësisë, zhvillimi i kulturës politike mes forcave parlamentare si dhe përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Reflektuar kjo dhe në raport-progresin e fundit.

Megjithatë shefi i zyrës për Shqipërinë në KE Dirk Lange, deklaroi se kërkohet rezultat domethënës edhe pse dihet se këto çështje nuk mund të zgjidhen për një apo dy vjet.

Ai shtjelloi se janë tre pika kryesore. Pjesa ligjore ku është punuar, perceptimi i publikut që vlerësohet pozitivisht si dhe zbatimit konkret që mbetet për tu parë.

Majlinda Bregu: “Theksova rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton pikërisht monitorimit të planit të veprimit në luftën kundër korrupsionit. I cili do të bëhet nga struktura të nivelit të lartë administrativ dhe në takimin e ardhshëm të dhjetorit të grupit ndër ministror do të kemi mundësi që të paraqesim masat konkrete dhe detyrimet për tu realizuar brenda vitit 2009. Të cilat kanë të kostuara në buxhetin e vitit 2009. Pra e rëndësishme është tashmë masa të cilat do të ndërmerren në zbatim të planit të veprimit për strategjinë kundër korrupsionit kanë një financim nga buxheti i shtetit.”

Dirk Lange komentoi dhe mos dekretimin e kodit zgjedhor nga kreu i shtetit Bamir Topi. Presidenti sipas tij mund të ketë një shqetësim serioz përsa i takon afateve kohore. Është një analizë e ligjshme nga ana e presidentit të republikës që të kthehet pas në parlament në një rast të tillë që të amendohet. Është një hap demokratik dhe i drejtë vlerësoi Lange. E rëndësishme është që zgjedhjet të përgatiten në kohë, përfshirë këtu dhe kodi elektoral.

I pyetur mbi heqjen e regjimit të vizave Lange tregoi se javën e ardhshme do të diskutohet mbi dialogun e liberalizimit të vizave. Por gjithçka do të varet se si do të përmbushen kushtet  e kërkuara nga pala shqiptare.

Arta Tozaj: “Ministrja e integrimit Europian Majlinda Bregu, njoftoi se Franca ka ratifikuar sot marrëveshjen e stabilizim asocimit me Shqipërisë dhe BE-së. Dhe kjo marrëveshje tashmë mbetet për tu ratifikuar vetëm nga Greqia fqinje. Për Tv Klan Arta Tozaj Bruksel.”/tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj