Ndërsa Greqia vazhdon të përballet me një krizë të thellë ekonomike, Komisioni Evropian ka vendosur ta fusë ekonominë e saj në stadin paraprak të mbikëqyrjes.

Vendimi u mor sepse gjatë muajve të mëparshëm autoritetet nuk bënë punë eficente për uljen e deficitit buxhetor.

Në këtë kuadër qeveria socialiste greke përveç buxhetit që do të paraqesë në Parlament, në janar të vitit të ardhshëm do të dorëzojë në Komisionin Evropian edhe programin e ri të stabilitetit.

Ministri grek i financave pas kthimit  nga takimi me homologët në Bruksel dhe një lajm të keq se Komisioni Evropian nuk është më në gjendje ti japë vendit një afat të ri kohor për reduktimin e deficitit buxhetor, të cilin Greqia fqinje duhet ta bëjë brenda vitit 2010.

Komisioneri për financat në BE, Joakim Almunia i bëri thirrje autoriteteve helene të ndërmarrin reformat të guximshme, ndryshimesh strukturore dhe një strategji ambicioze të përmirësimit financiar.

Ai shtoi se nëse nuk bëhen këto reforma, mungesa e ekuilibrit financiar do të përkeqësohet edhe më tej, çka siç sipas tij nuk garanton të ardhmen e ekonomisë greke./tvklan.al