Lajme Arkiva 2003
Edhe komisioni parlamentar i transparencës së fajdeve ka hasur pengesa për hetimin e çështjes ashtu si komisioni anti-Rama, ndërsa komisionerët e te gjithë krahëve politik kanë rënë dakord me njëri-tjetrin, pengesë janë bërë administratorët e firmave piramidale të cilët kanë refuzuar të lejojnë ekspertët dhe deputetët, anëtarë të komisionit të shqyrtojnë dosjet e firmave piramidale.
Administratorët e pavarur u thirrën sot në mbledhjen e komisionit e cila u shoqërua me debate të gjata, ndërsa kryetari i komisionit Arben Imami dhe anëtarët pretendojnë se po pengohet hetimi i dosjeve piramidalr, administratorët thonë se nuk mund të lejojnë ekspertë të vijnë në zyrat e tyre për të shqyrtuar këto dosje. Pas largimit të administratorëve komisioni hetimor ra dakord që të nisë hapjen e dosjeve nesër në mëngjes.
Arben Imami: Deputetët mundtë kontrollojnë individualisht se plani i hetimeve përfshinë të gjithë bazën dokumentare të nevojshme për të filluar punën çdo deputet, kurse ashtu siç dihej, për ekspertët që do të shkojnë individualisht dhe jo me deputetin do të duhet autorizimi i kryetarit dhe i sekretarit.
Zoti Imami deklaroi gjithashtu se me t’u njohur me emrat e politikanëve debitorë të firmave piramidale do t’i thërrasë ata si dëshmitarë.
Arben Imami: Emrat e politikanëve në qoftë se do të ketë kërkesa nga deputetët sigurisht që do të thirren si dëshmitarë./tvklan.al