Komisioni i ekonomisë ka miratuar propozimin e ri te mbërritur nga Ministria e Financave për futjen e bonove te privatizimit ne procesin e legalizimit te banesave.
I rikthyer serish ne kuvend projektligji saktëson se përdorimi i letrave me vlere do te aplikohet për sipërfaqe deri 500 metra katrore jashtë vijës se verdhe, dhe jo 300 siç ishte vendosur me pare.
Qytetaret do te kenë mundësi qe te paguajnë me bono privatizimi 50% te detyrimit monetar për këtë sipërfaqe ndaj Agjencisë se Legalizimit.
Isida Koka: “Për sipërfaqe të parashikuara në pikat përkatëse të nenit 19 të mund të bëhet legalizimi deri në 50% me bono privatizimi”.
Projektligji pritet te shkoje shume shpejt për miratim edhe ne parlament duke bere kështu realitet një premtim elektoral te kryeministrit Berisha.
Ligji u jep afat qytetareve qe 3 muaj nga hyrja ne fuqi te depozitojnë pranë agjencisë se legalizimeve kërkesën për përdorimin e letrave me vlere.
Përfitues do te jene edhe personat qe kane shlyer tashme detyrimin ndaj ALUIZNI-t, këtyre do t’ju kthehet shuma respektive e paguar ne lekë.
Nga pagesa me letra me vlere përjashtohen ndërtesat ne proces legalizimi te ndërtuara me qellim social-ekonomik.
Qëllimi i futjes se bonove te privatizimit ne këtë proces behet për te ndihmuar qytetaret ne nevoje dhe njëkohësisht për te aktivizuar vete bonot e papërdorura, vlera e te cilave pritet te rritet ndjeshëm ne tregun e lire te këmbimit./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro