Sfidat me të cilat do të përballet ekonomia shqiptare Edi Rama zgjodhi t’i ndajë me një prej ekspertëve, ish-deputetin demokrat Selami Xhepa. Me profesorin që tha se nuk ia jep votën, foli për pagat e pensionet për të cilat u shpreh se jo pak herë është vënë në shënjestër të qytetarëve.
Edi Rama: Ka shumë qe na thonë mos bëni një rrugë këtë vit dhe rrisni pensionet e pagat. Kjo është non sense më vete, se i rrit sot..po nesër e pasnesër?!
Selami Xhepa: Jo është e jo e shëndetshme, Greqia rast tipik.
Sipas Ramës Shqipëria ka bërë një kapërcim historik dhe se përmes integrimit në familjen europiane mund të ketë një transformim. Ai u ndal edhe tek autonomia financiare e institucioneve, që sipas tij nuk është e justifikuar me rezultatet e dala nga kontrolli i performancës.
Tv Klan