Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debatet lidhur me draftin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politik, i rikthyer sërish për diskutim pas propozimit të bërë nga deputeti demokrat, Astrit Bushati.
Opozita kundërshtoi ashpër zgjerimin e rrethit të dëmshpërblimit për ata persona, të cilët sipas saj kanë kryer krime lufte, duke ju referuar nenit 4 të draftit, ku përfshihen të pushkatuarit pa gjyq gjatë periudhës 30 nëntor 1944.
Pandeli Majko: “Prandaj ju them nëse do të jetë e përfshirë kjo pikë, pra ku përfshihen dhe njerëzit që kanë kryer krime lufte,që kanë vrarë, shkatërruar, djegur në krah të okupatorit harrojeni. Ne votë për këta njerëz nuk japim kurrë.”vide
Ramiz Çobaj: “Bëhet fjalë për ata nacionalist të cilët, regjimi i Enver Hoxhës, pas ardhjes në fuqi i pushkatoi pa gjyq dhe duke mos i gjetur asnjë motiv atëherë shkruajti “bashkëpunëtorë të fashizmit”, ku, kur dhe si bashkëpunojnë nuk ka absolutisht asnjë fjalë të shkruajtur në ato vendime.”
Ndërsa Ministria e Drejtësisë nëpërmjet përfaqësueses së saj sqaroi se ky draft i vjen në ndihmë të gjithë atyre personave të cilët nuk kanë përfituar dëmshpërblim nga ligji i miratuar në vitin 2007./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro
Operator: Metlin Kepi