Kryeministri Rama ka kryer një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale që do të shërbejë për praktikat mësimore të studentëve të Gazetarisë dhe jo vetëm.

Përballë 2 studenteve të Gazetarisë, Kryeministri Rama iu është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me politikën, aktualitetin dhe gjithashtu edhe me stilin e të veshurit.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka treguar një episod me politikanin Pandeli Majko, kur ky i fundit i ka kërkuar që të heqë çorapet e kuqe dhe të martohet.

Pyetje: A ka një arsye të veçantë pas stilit të veçantë që ju përdorni, ngjyrat e çorapeve apo kravata?

Edi Rama: Shiko, kravata është ishulli i fundit i lirisë që më ka mbetur. Mua më kujtohet që kur unë u bëra kryetar i Partisë Socialiste dhe të nesërmen shkova në zyrë dhe Pandeli Majko ishte bërë Sekretar i Përgjithshëm dhe ne ishim kundërshtarë sepse ai u vendos kandidat nga grupi që mbështeste në atë kohë Rexhep Mejdanin që ishte në atë kohë kandidati rival i imi dhe ndërkohë nga ana jonë ishte Arta Dade që ishte kandidate dhe faktikisht 2 pozicionet i fituan 2 përfaqësues të 2 grupeve në atë Kongres dhe unë shkova tyek zyra e Pandit dhe i thashë “ti ishe kundër meje, por tani ne duhet të punojmë bashkë”. Më tha “para se ta hapim këtë bisedë, shko hiq çorapet e kuqe dhe martohu”. Besoj që aty ka filluar ndryshimi. I kam, por i vesh rrallë.


/tvklan.al