Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Komisioni parlamentar i ligjeve ka rrëzuar variantin e propozuar nga deputetët e LSI për legalizim të plotë të ndërtimeve pa leje. Ndërkohë që deputetët e kësaj lëvizje e konsiderojnë ligjin e legalizimeve ani-kushtetues.

Spartak Braho: “Dhe duke kërkuar dhe njëherë nga zëvendësministri përkatës nëse është bërë ndonjë tentativë për të zmbrapsur, ose mos lejuar përplasjë ligjore, madje unë do të thosha, që kundërshtitë ligjore janë aq të thella sa unë do ta cilësoja ligjin anti-kushtetues, sepse bie ndesh me një parim të rëndësishëm kushtetues.”

Projektligji i legalizimeve është diskutuar mes debateve të ashpra, kur deputetët e opozitës kanë kundërshtuar sidomos mohimin e së drejtës së pronarëve. Komisioni i ligjeve përkrahu idenë e komisionit të ekonomisë për legalizim vetëm të ndërtesave për qëllime banimi. Ndërkohë që hartuesit e ligjit kërkojnë që legalizimit të shtrihet edhe në ndërtesat e funksion shërbimi.

Artan Lame: “Sot nuk u la përfundimisht se si do të veprohet, por u la prapë një shteg i hapur pikërisht duke u nisur nga kjo situatë, që në mbledhjen e ardhshme të komisionit të përcaktohet përfundimisht nëse mund të kategorizohet një numër shërbimesh, të cilat mund të fshihen në këtë proces, apo jo, pra qëndrimi i qeverisë është që të mos kufizohemi thjeshtë tek godina apo banesa, por edhe tek objektet e shërbimit që janë në shërbim të këtyre zonave.”

Projektligji i legalizimeve do të vijojë të diskutohet në komisionet parlamentare./tvklan.al