Lidhur me personat që nuk kanë gjetur emrat në listat e votimit gjatë zgjedhjeve të Tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaron se do t’i përmbahet Kodit Zgjedhor.

“Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deklarojnë se përpara se të ndërmarrin çdo hap do të presin arsyetimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e zgjedhjeve në 130 qendra votimi në kryeqytet.”

KQZ-ja thekson se Kodi Zgjedhor parashikon që në zgjedhjet e përsëritura këtë muaj do të shkohet po me atë listë që u votua në Tetor./tvklan.al