Komiteti Ndërministror i Integrimit miratoi dhe gjashtë kapituj të tjerë të pyetësorit të Komisionit Evropian.

Kapitujt lidhen me çështjen e lëvizjes së lirë të kapitalit, shoqërisë së informacionit dhe medias, tatimet, mjedisin, kontrollin financiar, si dhe kapitullin mbi financat dhe buxhetin.

Edhe gjatë kësaj mbledhje Sali Berisha i mëshoi rëndësisë për një dokument ku peshon përmbajtja dhe vizioni qeverisës.

Sali Berisha: “Në Bruksel do të shkohet me një tekst pa ujë. Mund të shprehim qartë plotësisht në përgjigjet tona realiteti, vizionin, por kjo të bëhet në mënyrë sa më të kursyer, sepse është iu njohur fati që ka ndodhur në letërsi që shkrimtarë që gjithë jetën shkruajtën me qindra vëllime, mbetën pa u bërë të mëdhenj vetëm nga volumet e mëdha që s’jua lexon dot njeri”.

Kështu shkon në 21 numri i kapitujve që kanë marrë miratimin e Komitetit Ndërministror të Integrimit nga 35 gjithsej që përmban pyetësori.

Gjashtë kapitujt e fundit përmbajnë 327 pyetje ose 14% të pyetjeve të dokumentit Evropian që angazhuan në përgatitjen e tyre të paktën 30 institucione./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi