Sipas kryeministrit Edi Rama, Shqipëria i ka shanset e plota për anëtarësim në vitin 2030. Madje ai theksoi se qeveria do e bëjë gati vendin edhe për më herët se aq.
“Shqipëria ka të gjitha mundësitë dhe ne do e bëjmë gati që të futet në BE në 2029-ën, 2028-ën. Pastaj futja është vendim politik, për të cilin do luftojmë siç kemi bërë gjithmonë.”
Rama iu përgjigj edhe deklaratës së Sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu. Kjo e fundit ka thënë se nëse vendi ynë ndjek hapat e Malit të Zi, do i duhen plot 106 vjet për t’iu bashkuar Unionit.
“Për nga aritmetika është 7×7=42. Unë nuk di të bëj asgjë tjetër siç bëra deri tani përveçse të flas me fakte. Lufta me faktet është e pakëshillueshme, këto janë faktet për ekonominë, pensionet dhe për Shqipërinë anëtare të BE-së. Meqë zonja përmendi Malin e Zi. Nuk na intereson shumë a na i hapin ose jo politikisht, por kur Komisioni Europian thotë hapini, kjo do të thotë se i kemi bërë detyrat. Kur të na hapen negociatat, ne do jemi më përpara”, tha Rama këtë të Enjte në “Opinion”.
/tvklan.al