Kompania shqiptare e basteve, Globast, kuoton Partinë Demokratike si fituese të zgjedhjeve të 28 Qershorit.

Me koeficientin 1.85 ajo është me e favorizuar se Partia Socialiste që e ka koeficientin e fitores 2.05.

Por një handikap në ligjin shqiptar për lojërat e fatit nuk i lejon kompanitë e basteve të kuotojnë rezultatin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Si do të ishin koeficientet nëse ligji shqiptar do ta lejonte?

Kompania Globast, e cila veç basteve sportive është e specializuar edhe për baste politike, në bashkëpunim me një kompani të njohur angleze në këtë fushë kishte përgatitur këta koeficiente sipas ndarjes së qarqeve të Shqipërisë, por vetëm për dy partitë më të mëdha: Demokratike dhe Socialiste.

Sipas saj në 5 qarqe fiton Partia Demokratike: Në Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës dhe Kukës. Në 4 qarqe favorizohet Partia Socialiste: në Berat, Fier, Gjirokastër dhe Vlorë.

Ndërsa në 3, nga 12 qarqet e Shqipërisë nuk dihet se kush do të fitojë. Me koeficiente të barabartë 1.85 kuotohet fitorja e PD-së, ashtu edhe ajo e PD-së në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.

Sipas drejtuesve të kompanisë Globast këta koeficiente janë vendosur në bazë të disa kritereve të rëndësishëm, duke filluar që nga rezultatet historike të këtyre qarqeve që prej zgjedhjeve pluraliste të vitit 1992, rezultatet e zgjedhjeve të fundit, gjithashtu.

Është marrë për bazë edhe lista përbërëse e kandidatëve të të dy partive. Një tregues i rëndësishëm është edhe fitorja në pushtetin lokal dhe në atë qendror./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe