Nëse je në avion dhe shikon se porcioni i ushqimit është më i vogël, apo se mungojnë një set revistash, nuk duhet të shqetësohesh se dikush i vjedhur. Shumë kompani ajrore britanike, ashtu sikurse homologët e tyre amerikanë e kanë vendosur të zvogëlojnë rëndesat gjatë udhëtimit.
Tashmë sasia e ushqimit të ofruar në avion do të jetë më e vogël se më parë. Transportuesit e mallrave dhe tapiceria e brendshme do të jenë më të lehta. Ndërsa numri i revistave argëtuese sigurisht do të jetë i reduktuar.
Një prej këtyre kompanive ka zgjedhur për ndenjëset e avionit fibrat e karbonit, të cilat peshojnë 5% më pak. E gjitha kjo për të shmangur shpenzimet e larta të karburantit, faturat e së cilës British Airway çdo ditë i kushton plot 8 milion sterlina.
Masat vijnë në një kohë kur çmimi i naftës po pëson ulje në krahasim me muajt e shkuar. Ditën e djeshme një fuqi e arit të zi, u shkëmbye në bursën e New Yorkut me 115 dollar. Analistët ekonomikë besojnë së rënia e çmimit do të vazhdojë deri në fund të vitit. Kur një fuqi naftë do të blihet me 90 dollar, nëse ndodh kjo ata shprehen se nuk është çudi që pas 12 muajsh çmimi i arit të zi të ketë arritur në 50 dollar fuqia./tvklan.al
Gazetare: Justina Ukaliaj