Çmimi i arit të zi vazhdon të bjerë. Një fuçi naftë në tregjet financiare ndërkombëtare arriti në 65 dollar, ndërsa analistët parashikojnë ulje edhe më të mëdha, që mund të arrijnë deri në 50 dollar.
Ky është niveli më i ulët që ka shënuar çmimi naftës në 15 muajt e fundit dhe regjistrohet si gjysma e shifrës së një viti më parë në muajin korrik, kur nafta shkëmbehej me 147 dollar/fuçi. Por në një lëvizje që mediat e huaja e kanë cilësuar si skandaloze, karteli i vendeve eksportuese të naftës, që prodhon 1/3 e tij në mbarë botën, po synon të ulë në mënyrë drastike prodhimin e arit të zi, për të mundësuar kështu rritjen e çmimit.
Reduktimi i prodhimit do të sillte nga 1.5 deri në 2 milion fuçi për një ditë. E si rrjedhojë një çmim tepët të lartë të arit të zi.
Islanda është përfshirë nga protesta pas krizës financiare që ka gjunjëzuar vendin. Më shumë se 2 mijë persona u mblodhën para parlamentit. Për të kërkuar dorëheqjen e kreut të bankës qendrore dhe krijimin e një politike të re financiare.
Dalja nga kjo krizë që ka mbërthyer gjithë globin do të bashkojë në disa samite udhëheqësit botëror. Takimi i parë mes tyre do të mbahet pas zgjedhjeve të 4 nëntori në SHBA. Ku pritet të hartohen masa më të thella për reformat e sistemit financiar.
Në këto samite do të marrin pjesë edhe vendet në zhvillim si Kina dhe India./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle