Turi i talenteve të reja, finalistë të Akademisë së Yjeve, ndali këtë javë edhe në qytetin e Korçës.
Të ftuar në javën e muzikës, Irisi, Jurgena, Kristi, Sara, Graciano, Ana, Rina, Bledi, Klevisi, Anxhi, për tre orë ndezën sheshin kryesor të qytetit duke entuziazmuar mijëra qytetarë, jo vetëm me performancat moderne, por dhe me këngën popullore.
Niko Peleshi: “Është nata e dytë e javës së muzikës që ka filluar dje në maratonën e këngës popullore. Unë në fakt isha kurioz të shikoja nëse mundet që korçarët, pra ne, ta suportojmë dy ditë resht një koncert prej tre orë në orët e vona të natës, por siç e shikoni dhe vetë sheshi është plot, sheshi qendror i qytetit është plot. Është një pjesë më rinore e qytetit sepse dhe profili i këtij koncerti është i tillë. Jam i bindur që dhe në ditët në vijim, pra e gjithë java e muzikës do të jetë plot gjallëri, do t’i japë një puls të ri qytetit, ashtu siç është dhe slogani i kësaj feste.”
“Kur e shikon kështu përballesh më ndryshe se ta shikosh në televizor”.
“Po zbavitemi shumë. Është një emision, një koncert që është për të rinjtë”.
Suksesi i talenteve të Akademisë së Yjeve tashmë i testuar edhe në sheshet e qyteteve të Shqipërisë ka stacionin e radhës në datën 25 Korrik në qytetin e Vlorës./tvklan.al