Në kuadrin e aktivitetit “Vjeshta e Tiranës” është zhvilluar sot në Hotel Rogner koncerti recital për violinë e instrumentistit, Arben Llozi. Ai është fituesi i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Laureat i çmimit të parë në vitin 1994. Anëtar nderi i akademisë “Amadeus Europë” që prej vitit 1993. Violë e parë e orkestrës të të rinjve të Mesdheut nga viti 1993 deri në vitin 1995 si dhhe mjaft çmime të tjera.
Ai është pjesëtar i kuartetit Alban dhe i Ansamblit Ballkanilk. Ka zhvilluar mjaft koncerte në mjaft vende të botës si Danimarkë, Itali, Francë, Slloveni, Zvicër, Austri e të tjerë./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora