Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kredia e donatorëve, prej 80 milion dollarësh në ndihmë të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, e bllokuar që prej dy vjetësh, që nga dita e sotme do të ofrojë lëvrimin e saj. Ky ka qenë edhe rezultati përfundimtar i konferencës dy ditore të donatorëve në kryeqytet. Ky rezultat erdhi pasi KESH, realizoi strategjinë që u kishte premtuar donatorëve në konferencën e Brukselit, ku Shqipëria përfitonte 120 milion dollarë.
Një nga pikat kryesore të kësaj strategjie ishte mbledhja e arkëtimeve të debitorëve. Kolapsi i sektorit energjitik, që u shkaktua në muajt e fundit të vitit të kaluar, sipas donatorëve ende nuk ka kaluar. Për këtë KESH është e detyruar që strategjinë që ka përdorur në tre muajt e parë të këtij viti duhet ta vazhdojë. Në këto tre muaj, arkëtimet u rritën 38% më shumë se viti i kaluar./tvklan.al