Edi Rama vendosi një rekord të ri personal, duke thyer ato që në politikën shqiptare më parë i ka vendosur po ai duke zhvilluar konferencën e fundvitit që zgjati 3 orë e 15 minuta.
Për herë të parë Edi Rama i doli publikisht në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, jo për procesin e nisur ndaj tij nga drejtësia, por për atë që ai e cilëson si gjyqësia alternative që po i bëhet nga media dhe politika.
“Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare jo nga institucioni, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. Gjyqësi alternative për të linçuar publikisht protagonistin me fjalë thashetheme të ngjashme me një çorbë derrash.”
U duk sikur kryeministri kishte një djeni se kush fshihet pas denoncuesit të Veliajt që në kallëzimin ndaj tij ka nënshkruar me emrin Nesti Angoni, por kërkoi mirëkuptim të mos flas pavarësisht tundimit që tregoi për ta bërë këtë.
“Që të them unë se kush mund të jetë ky Anesti. Nuk komentoj të lutem. Mos më shty në këtë ngasje.”
Sa i takon akuzave zyrtare tha se nuk i komenton dhe ka urdhëruar të mos i komentoi asnjë socialistë ndërkohë që po e ndjekin me kujdes procesin.
“Asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment, por e ndjekim me shumë kujdes.”
Vazhdon të mendojë se është sistemi që korrupton individit, por këtu bën një ndërhyrje të gjatë ku kujton se ndërtimin e sistemit aktual të drejtësisë së re e inicioi dhe e drejtoi ai vetë.
“E besoj 100%.”
I vetmi rast kur pranoi që ka komentuar drejtësinë dhe që e ribëri në këtë konferencë është ai për bazën ushtarake të Limanit të Sarandës.
“Është një skandal i përmasave të pa perceptueshme, është ndërhyrja më brutale në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv.”
Për opozitën parlamentare nuk pranoi t’i bëhej asnjë pyetje po ashtu dhe aspirantët e rinj në politikë, që është i bindur që edhe nëse do të zgjedhen do të jenë në minorancë.
“Këtu luftohet për vendin e dytë dhe luftohet për vendin e dytë për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse PS është e vetmja forcë popullore. Vendi i dytë nuk është i sigurt për asnjërin. Kështu të bashkuar bashkë, Lapaj, Qorri, Shabani, Shehaj.”
Ripërsëriti vendosmërinë për të mbyllur Tik Tokun.
“Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë.”
Në analizën që i bëri qeverisjes përmendi si suksese në harkun e një viti përmend 2 konferencat ndërqeveritare, rritjen e pagave për administratën, por dhe bonusin e pensionistëve të arrritura sipas tij për shkak të shtimit të të ardhurave në arkat e doganave, por sidomos të tatimeve. Kjo e fundit ka ardhur sipas Ramës për shkak se bizneset në një masë të konsiderueshme kanë reflektuar nga komunikimi publik i qeverisë me pensionistët dhe kanë deklaruar pagat reale.
“Natyrshëm e përsëritëm që sigurimet shoqërore janë të paprekshme. Jemi në tejkalim të planit fillestar të sigurimeve me 38 mln Euro,”
Rama lajmëroi dhe një reformë pensionesh që po hartohet me ekspertë të huaj.
“Për një reformë siç e kam premtuar të re të pensioneve.”
U ndal gjatë dhe tek siguria dhe specifikisht tek dy ngjarje që sipas tij janë përdorur politikisht dhe mediatikisht për të bërë spektakël me vdekjen si në rastin e vrasjes në Pogradec të Egli Proda ashtu dhe atë të 14-vjeçarit në shkollën Fan Noli.
“Kur i vranë disa herë duke vrarë të vërtetën e tyre.”
Të vetëm mosarritje brenda afateve përmendi mospërfundimin e tunelit të Murrizit për shkak të gjeologjisë së vështirë, por që ai siguron se nuk ka marrë asnjë qindarkë më shumë se projekti fillestar.
“Kjo është PPP. Kur PPP janë siç duhet…”
Në final pranon se gabime në qeverisje mund të ketë, por krahasuar me volumin e punës që ka bërë shumica e tij thotë se faktet dhe realiteti flasin vetë për pikturën e madhe.
Tv Klan