Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli fton kreun e Partisë Socialiste Edi Rama të sjellë përfaqësuesit e Grupit Kuvendor Socialist në mbledhjen e konferencës së kryetarëve e cila është parashikuar të mblidhet ditën e martë në orën 13:00.
Në letrën drejtuar kreut të selisë rozë, Kryeparlamentarja i referohet nenit 7 të ligjit 8891 mbi organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, duke njoftuar kështu thirrjen e Konferencës së kryetarëve për të diskutuar sikundër citohet kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste.
Zonja Topalli kujton gjithashtu dhe nenin 12 të Rregullores së Kuvendit, i cili thotë se pjesëmarrës në Konferencën e kryetarëve janë kryetarë e Grupeve Parlamentare të Kuvendit. Për këtë arsye Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli fton Zotin Rama të sjellë në Konferencë kryetarin e Grupit Kuvendor Socialist./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi