Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me konferencën e njoftuar nga Kryeministri Edi Rama, për fshehjen ose jo të numrave të vdekjeve nga COVID.

Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se Rama ka dy ditë që përpiqet që të manipulojë faktet për të fshehur të vërtetën.

Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më!”, shkruan kreu i PD.

Më tej numri një i demokrateve shton se shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra.

Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë”, vijon Basha.

Të enjten në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i PD Lulzim Basha bëri një denocnim duke akuzuar qeverinë se po fsheh numrin e viktimave të COVID. /tvklan.al