Konferenca e rektorëve do t’i paraqes Ministrisë së Arsimit kërkesën për heqjen e TVSH-s së universiteteve, shkollave dhe kopshteve private. Sipas kryetarit të Konferencës së Rektorëve, vendosja e TVSH-së për këto institucione arsimore do të çojnë në rritjen e tarifave për frekuentuesit e tyre.
Jorgaq Kaçani: “Ne kërkojmë heqjen e TVSH-së dhe meqenëse universitet janë institucione të reja dhe një TVSH e rëndon buxhetin e tyre, ul investimin e këtyre institucioneve përsa i përket ngritjes së godinave, ngritjes së ndërtesave, ngritjes së bazës laboratorike apo të ekseseve të tjera të nevojshme për zhvillim të një procesi normal në arsimin e lartë”.
Duke e konsideruar arsimin çështje kombëtare. Kryetari i Konferencës së Rektorëve kërkon të hartohet një strategji, në mënyrë që arsimi të mos jetë pjesë e fushatave politike.
Jorgaq Kaçani: “Do t’i ketë një politikë unikale, një politikë kombëtare përsa i përket zhvillimit të arsimit të lartë në Shqipëri. Në mënyrë që mos të kemi pretendime ose premtime politike ndoshta dhe të pa realizueshme që mund të ketë një forcë politike ose forca tjetër politike”.
Në vendin tonë aktualisht janë 19 universitete private të ngritura vitet e fundit./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operator: Ben Haxhiaj